
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, priti sot në takim Avokaten e popullit të Shqipërisë, Erinda Ballanca, e cila shoqërohej nga Avokati i Popullit të Republikës së Kosovës, Hilmi Jashari.
Në takim i diskutua për bashkëpunimin që institucioni i Avokatit të Popullit i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, kanë kultivuar midis tyre, por edhe për mundësin e forcimit të mëtejmë të tij, nëpërmjet një memoraundimi të bashkëpunimit.
Haliti, theksoi se ekziston nevoja e këmbimit të përvojave ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, si dhe e diskutimit të çështjeve në të cilat ngecin të dy vendet.
Ai foli për infrastrukturën ligjore që Kosova ka krijuar në fushën e të drejtave të njeriut, si dhe për nevojën e forcimit të rolit të Avokatit të Popullit.
Ballanca, theksoi nevojën e një adresimi më të madh të rekomandimeve të këtij institucioni.
Avokati i Popullit Kosovës, Hilmi Jashari, nga ana e tij, u shpreh në favor të një bashkëpunimi më gjerë midis institucioneve të të dyja vendeve.


