Irani kërcënohet se do të tejkalojë limitin e uraniumit të pasuruar

Mos i humb

Irani tha se do të tejkalojë limitin e pranuar ndërkombëtarisht të rezervave të uraniumit të pasuruar sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Ne kemi rritur tashmë prodhimin në Natanz”, tha Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI), cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.

“Prej sot, ka filluar numërimi, dhe deri më 27 qershor, prodhimi i uraniumit do të ketë kaluar 300 kilogram”, tha ai.

Kamalvandi tha se Teherani po pret vendimin e zyrtarëve iranianë lidhur me fillimin e fazës së dytë të masave për reduktimin e angazhimeve që kanë të bëjnë me marrëveshjen bërthamore.

“Evropianët kanë akoma kohë. Kemi pritur një vit (për ta shpëtuar marrëveshjen bërthamore), që ishte durimi ynë strategjik”, tha ai.

Zëdhënësi tha se Irani ka dy opsione në lidhje me nivelet e pasurimit të uraniumit.

“Njëri është rritja e pasurimit deri në 5 për qind për përdorim në centralet në Bushehr, rritja e tij deri në 20 për qind për reaktorin e Teheranit”, tha ai.

Kamalvandi tha se në rast se Teherani nuk gjen një treg brenda një periudhe prej dy muajsh e gjysmë, rezervat e Iranit të ujit të rëndë mund të rriten në 130 tonë metrikë.

“Kjo është një provë e rëndësishme për Evropën…do të ishte dëm për ta që SHBA të marrë vendimet e tyre për ta”, theksoi Kamalvandi.

Tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë rritur që nga viti i kaluar, kur Washingtoni u tërhoq në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 midis Teheranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Gjermanisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit