Kili, aleati i SHBA-së: Do të vazhdojmë të përdorim Huawei-n kinez

Mos i humb

Kili nuk do të përjashtojë kompaninë kineze për prodhim të telefonave, Huawei, nga zgjedhja e ofruesve të shërbimeve, tha zyrtari i lartë i Ministrisë së Tregtisë së Kilit.

Duke folur për “Nikkei Asian Review”, botues për çështje financiare me seli në Tokyo, zëvendësministri i Tregtisë i Kilit Rodrigo Yanez Benitez tha se vendi i tij “i kupton shqetësimet e disa partnerëve tregtarë”, duke iu referuar “luftës” së SHBA-së me gjigantin teknologjik kinez.

“Ne i kemi dëgjuar të gjitha me vëmendje”, tha Benitez, i cili qëndroi në Japoni, ku mori pjesë në një takim të ministrave të vendeve të grupit G20, që u organizua para Samitit të Osaka-s i caktuar për më 28-29 qershor.

Megjithatë, ai tha se Kili është një “ekonomi e vogël, e hapur dhe me konkurrencë”, duke shtuar se “nuk ka përjashtime për shtetet kur është në pyetje teknologjia e tyre”.

Presidenti amerikan Donald Trump ka inkurajuar shtetet anëtare të marrin qëndrim të njëjtë me SHBA-në që kur administrata e tij nisi një luftë tregtare kundër kompanisë Huawei.

Megjithatë, Brazili, i cili është aleati më i fuqishëm amerikan në Amerikën e Jugut, më herët sinjalizoi se nuk do të përjashtojë kompaninë kineze.

Duke komentuar luftën tregtare SHBA-Kinë, Benitez tha se ajo tashmë ka ndikim negativ ekonomik ndaj Kilit pasi konflikti mes dy ekonomive më të mëdha botërore ka shkaktuar uljen e çmimit të bakrit, që është eksporti kryesor i Kilit në Kinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit