
Presidenti i Kinës Xi Jinping këtë javë do të vizitojë Korenë e Veriut.
Televizioni shtetëror kinez CCTV njoftoi se presidenti kinez do të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, gjatë vizitës së planifikuar për të enjten dhe të premten.
Pas 14 vitesh, kjo do të jetë vizita e parë e një presidenti kinez në Phenian.


