
Në Gjermani është arrestuar personi për të cilin dyshohet se dy javë më parë vrau guvernatorin e rajonit Kassel, Walter Lubcke.
Prokuroria e Kassel-it njoftoi se në një operacion të përbashkët me forcat e sigurisë në Hassen të organizuar gjatë fundjavës u arrestua një person i moshës 45-vjeçare.
Mediat gjermane raportojnë se provat tregojnë se i dyshuari është një djathtist ekstrem.
Guvernatori Lubcke më 2 qershor u gjet i vekur në oborrin e shtëpisë së tij ndërsa u varros javën e kaluar.


