
Forcat izraelite kanë rrënuar shtëpinë e një familjeje palestineze në Bregun Perëndimor të pushtuar, me arsyetimin se nuk ka poseduar lejen e nevojshme.
Burimet lokale theksojnë se në rajonin jo shumë larg qytetit Eriha, në Bregun Perëndimor, është rrënuar një shtëpi në ndërtim e sipër.
Në arsyetimin thuhet se objekti ka qenë në zonën C dhe nuk ka poseduar lejen e nevojshme.
Të dhënat e palës palestineze tregojnë se forcat izraelite vetëm vitin e kaluar në Kudsin Lindor dhe në Bregun Perëndimor kanë rrënuar 538 objekte banesore dhe afariste pronarë të të cilave kanë qenë palestinezët.
Në pajtim me Marrëveshjen e dytë të Oslos, të nënshkruar në vitin 1995, Bregu Perëndimor është ndarë në zonën A, B, C.
Zona A deri në 18 për qind të territorit administrohet plotësisht nga Palestina, Zona B në 21 për qind të territorit administrohet nga Palestina ndërsa siguria në këtë pjesë i takon Izraelit, ndërsa zona më e madhe C ose 61 për qind e territorit, menaxhohet plotësisht nga Izraeli.
Pala izraelite, me arsyetimin se është nën kontrollin e saj, nuk lejon ndërtimin ose zgjerimin e objekteve palestineze në shumicën e rajoneve të zonës C.


