
Në një operacion kundër organizatës terroriste PKK/KCK, të ndërmarrë në Izmir të Turqisë, u arrestuan 12 persona.
Në kuadër të një hetimi të zhvilluar nga Zyra e Prokurorit në Izmir, u lëshua urdhër arresti për 12 persona të dyshuar për financim të PKK/KCK-së, rekrutimin e anëtarëve të rinj, ofrimin e mbështetjes financiare për familjet e pjesëtarëve të vrarë të organizatës.
Operacionet u organizuan në disa adresa në Izmir. Gjatë kontrollit në adresat e personave të dyshuar se do të kryenin sulme me bomba dhe koktej molotovi, u gjetën materiale digjitale dhe botime të shtypura në të cilat lartësohet organizata terroriste PKK/KCK.


