Forcat e Emirateve të Bashkuara Arabe tërhiqen nga ishulli jemenas Sokotra

Mos i humb

Forcat e armatosura të lidhura me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) janë detyruar të largohen nga ishulli jemenas Sokotra pas përleshjeve të armatosura me forcat qeveritare.

Guvernatori i Sokotras, Nizar Mahrus në një deklaratë me shkrim tha se elementët disfatiste të emëruara si Hizam-i Emni sot sulmuan portin e Erahbil në ishull dhe pas përleshjeve forcat në fjalë janë larguar dhe janë detyruar ta braktisin ishullin.

Nënsekretari i Ministrit të Informacionit të Jemenit, Mokhtar al-Rahabi, pak para deklaratës së guvernatorit në llogarinë e tij në Twitter tha se milicët Hizam-i Emni të lidhura me EBA-të janë larguar nga Sokotra dhe se ishulli ndodhet nën kontrollin e ushtrisë dhe forcave të sigurisë.

Sipas informacioneve të marra nga rajoni, dje në portin e Sokotras pati përleshje mes rojeve bregdetare të Jemenit dhe milicëve Hizam-i Emni. Pasi forcat ushtarake dhe të sigurisë erdhën në ndihmë të rojes bregdetare, milicët e armatosur të lidhura me EBA-të u detyruan të largohen nga ishulli.

Në fillim të javës militantët e armatosur separatistë të lidhur me Këshillin Kalimtar Jugor, i cili ka një mbështetje të madhe nga EBA-të, organizuan një sulm të armatosur kundër autokolonës së ministrit të Peshkimit dhe Guvernatorit të Sokotras. Në atentatin e organizuar nuk pati viktima apo të plagosur.

Në maj të vitit 2018, EBA-të nisën trupat në ishull në periudhën kur kryeministri i Jemenit Ahmed bin Dagr ishte në Sokotra.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit