“SHBA nuk mund të dominojë më të ardhmen e Sirisë”

Mos i humb

Ish-ambasadori i SHBA-ve në Siri, Robert Ford, ka deklaruar se ishte një gabim që SHBA-të nuk ndërhynë kundër regjimit të Bashar al-Asad, kur kjo ishte një mundësi.

Ford gjatë një fjalimi në panelin me temë “Mendimi i Asadit: Si erdhi Siria këtu dhe ku dëshiron regjimi të shkojë” i organizuar nga ish-ambasadori francez në Damask, Michel Duclos dhe Instituti i Washingtonit, tha se regjimi i Asadit në Idlib nuk ka mundur të bëjë përparim pavarësisht nga sulmet ajrore.

Ai tha se regjimi pësoi një mungesë të ushtarëve dhe krahas kësaj nuk ka bërë asgjë për stabilitetin në rajonet që ka marrë nën kontroll. Ford thotë se ka një ekonomi në perëndim të Sirisë që nuk shkon përtej kapitalizmit. Ai vuri në dukje se Asadi, i cili është i varur nga organizatat e inteligjencës dhe Rusia, nuk shqetësohet për ekonominë e popullit sirian.

Ford thekson se SHBA-të po përpiqen të mbysin ekonomikisht Sirinë ashtu siç ka vepruar me Iranin. “Kjo (sanksionet ekonomike) nuk ishin të mjaftueshme për të rrëzuar Asadin. Në fakt, Asadi nuk u interesua shumë për këto. Asadi nuk po mendon për mirëqenien e popullit të tij, por për familjen dhe drejtimin e tij”.

Ai bëri gjithashtu vlerësime për të ardhmen e strategjisë amerikane në Siri.

“Unë nuk mendoj se tashmë SHBA-të mund të dominojë të ardhmen e Sirisë. E them edhe njëherë se Amerika nuk mund të dominojë të ardhmen e Sirisë. Ekzistonte një luftë dhe superioriteti ushtarak është i rëndësishëm në luftëra. Gjatë periudhës së Obamës ne vazhdimisht deklaronim se një zgjidhje ushtarake nuk është e mundur në Siri. Kemi gabuar në masë të madhe, kishte (zgjidhje ushtarake). Pavarësisht se Asadi ende nuk e ka marrë vendin plotësisht nën kontroll, unë nuk kam asnjë dyshim se ai nuk do të përpiqet ta marrë atë”, potencon Ford.

Pasi tha se është i habitur për faktin se regjimi i Asadit nuk ka luajtur akoma më mirë se SHBA-të në verilindje të Sirisë e cila ndodhet nën kontrollin e YPG/PKK-së, Ford shtoi se nuk do të ishte befasuese që regjimi do t’i japë disa premtime YPG/PKK-së përmes rusëve.

“Nuk do të marrë shumë kohë procesi i afrimit të regjimit të Asadit me YPG/PKK-në”, thotë Ford.

Ish-ambasadori amerikan në Damask thotë se “Përsa i përket mendimit që SHBA-të duke mbajtur nën kontroll pjesën lindore të Sirisë ka një ‘kartë të madhe nën mëngë‘, për këtë ju duhet të besoni se Asadi u kushton vëmendje sanksioneve ekonomike. Asadi nuk u kushton vëmendje. Ju me siguri përllogaritni se kurrë SHBA-të nuk do të kenë humbje të ushtarëve. Nuk ka situatë të tillë”.

Ford thotë se populli amerikan nuk e kupton pse SHBA-të kanë trupa në lindje të Sirisë. “Do të jetë shumë e vështirë të shpjegojmë se çfarë është misioni themelor i Amerikës në lindje të Sirinë”, tha ai.

Sipas tij, herët apo vonë SHBA-të do të jenë të detyruara të largohen nga Siria. “Kushtet që çuan në fillimin e ngjarjeve në lindje të Sirisë në vitin 2011 dhe shfaqjen e DEASH-it vazhdojnë të mbeten të njëjta”, nënvizon Ford.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit