Ministri koreano-jugor: Takimi me Phenianin i domosdoshëm

Mos i humb

 

Koreja e Jugut ka deklaruar se do të zhvillojë një samit ndër-korean me Korenë e Veriut më vonë këtë muaj.

Agjencia e lajmeve Yonhap raportoi se ministri për Bashkim i Koresë së Jugut, Kim Yeon-chul, tha se samiti ndër-korean fizikisht nuk është i pamundur dhe se është i nevojshëm dhe i dëshirueshëm.

Në një takim me dyer të mbyllura, duke u folur ligjvënësve të vendit rreth dëshirës për të zhvilluar një takim me Korenë e Veriut, ministri koreano-jugor theksoi se samiti midis dy liderëve të vendit mund të mbahet para vizitës në Seul të presidentit amerikan, Donald Trump, e cila është parashikur më vonë këtë muaj.

Megjithatë, Yeon-chul tha se nuk ka patur kontakt midis dy palëve mbi këtë plan.

Presioni i fundit i Seulit për një samit mes presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un vjen menjëherë pasi presidenti kinez, Xi Jingping, u kthye nga takimi i tij me liderin e Koresë së Veriut, ku diskutuan denuklearizimin e Gadishullit Korean.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit