Irani paralajmëron SHBA-të për një sulm të mundshëm ushtarak

Mos i humb

Zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Iranit, gjeneral brigade Abolfazi Shekarchi tha se sulmi i mundshëm ushtarak mbi Iranin “do të hedhë në zjarr” interesat e Washingtonit dhe aleatëve të tij në rajon.

Shekarchi duke folur për agjencinë gjysëm zyrtare iraniane të lajmeve Tasnim, ka paralajmëruar në lidhje me pasojat e një sulmi të mundshëm kundër Iranit.

“Irani nuk do të nisë luftë kundër asnjë shteti”, tha Shekarchi duke shtuar se “do të japin përgjigje shumë të ashpër kundër këtyre sulmeve”.

“Nëse armiku bën edhe gabimin më të vogël, ai do të përballet me reagimin më të madh revolucionar të Iranit në Azinë Qendrore dhe Perëndimore dhe me siguri nuk do të mbijetojë. Hedhja e një plumbi në territorin e Iranit do të hedh në zjarr interesat e SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon”, tha Shekarchi duke shtuar se sulmi amerikan do të jetë një gabim.

Pas tërheqjes së njëanshme të SHBA-së nga marrëveshja bërthamore në maj 2018, tensionet në linjën Teheran-Washington u ngritën të enjten pasi Ushtria Revolucionare e Gardës së Iranit rrëzoi një mjet ajror pa pilot (dron) amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit.

Derisa Irani mbron idenë e tij se droni u qëllua për shkak të shkeljeve të hapësirës ajrore, SHBA-të pretendojnë se droni u qëllua në hapësirën ajrore ndërkombëtare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit