Dhurata Hoxha Ministre e Integrimit Evropian, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një lajm të mirë për Kosovën, ku ka shkruar se “Komiteti Drejtues i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), miratoi 4 grante të asistencës teknike për Kosovën, me vlerë mbi 5.5 milionë euro. Aplikacionet për këto grante janë përgatitur nga Qeveria e Kosovës nën koordinimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, në konsultim me bankat zhvillimore”.
“Po ashtu, janë vlerësuar pozitivisht nga financuesit e projekteve dy grante investuese me vlerë prej 29.94 milionë euro, ndërsa vendimi përfundimtar për këto dy grante pritet të merret në takimin e 21-të në dhjetor 2019”, ka shkruar Hoxha.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë nga Berlini. Sot, Komiteti Drejtues i Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor (WBIF), miratoi 4 grante të asistencës teknike për Kosovën, me vlerë mbi 5.5 milionë euro. Aplikacionet për këto grante janë përgatitur nga Qeveria e Kosovës nën koordinimin e Ministrisë së Integrimit Evropian, në konsultim me bankat zhvillimore.
Po ashtu, janë vlerësuar pozitivisht nga financuesit e projekteve dy grante investuese me vlerë prej 29.94 milionë euro, ndërsa vendimi përfundimtar për këto dy grante pritet të merret në takimin e 21-të në dhjetor 2019.
Grantet e asistencës teknike do të ndihmojnë përgatitjen e investimeve për projektin e ngrohjes qendrore në disa nga qendrat kryesore të Kosovës, përgatitjen e planit për shpërndarjen dhe furnizimin me gaz në Kosovë, projektin për përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore si dhe përgatitjen e investimit të ujëmbledhësit të Kremenatës në komunën e Kamenicës.