Sulmi në Kabul, 10 të vdekur dhe 65 të plagosur

Mos i humb

Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën ndërsa 65 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë të ndjekur nga një sulm i armatosur në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul.

Qendra informative e qeverisë njoftoi se sulmi vetëvrasës me bombë ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen Pul-e-Mehmoog Khan.

Gazetari i AA-së raporton nga terreni se pas shpërthimit, pasoi shkëmbimi i zjarrit në Departamentin e Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes.

Media lokale “Toto” njofton se në afërsi të sulmit ndodhet dhe selia e Federatës së Futbollit të Afganistanit, stadiumi “Ghazi”, stacioni televiziv privat dhe disa ndërtesa rezidenciale.

I njëjti burim thotë se gjatë sulmit është dëmtuar ndërtesa e Federatës së Futbollit dhe se të paktën 16 punonjës të kësaj organizate u plagosën.

Lëvizja militante talebane mori përgjegjësinë për sulmin i cili ndodhi në qendër të Kabulit.

Sulmi ndodhi në prag të raundit të shtatë të bisedimeve të paqes që delegacioni taleban zhvillon me delegacionin amerikan në Doha.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit