![]()
Të paktën 10 persona e kanë humbur jetën ndërsa 65 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë të ndjekur nga një sulm i armatosur në zyrën e Ministrisë së Mbrojtjes në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul.
Qendra informative e qeverisë njoftoi se sulmi vetëvrasës me bombë ndodhi mëngjesin e sotëm në lagjen Pul-e-Mehmoog Khan.
Gazetari i AA-së raporton nga terreni se pas shpërthimit, pasoi shkëmbimi i zjarrit në Departamentin e Logjistikës në Ministrinë e Mbrojtjes.
Media lokale “Toto” njofton se në afërsi të sulmit ndodhet dhe selia e Federatës së Futbollit të Afganistanit, stadiumi “Ghazi”, stacioni televiziv privat dhe disa ndërtesa rezidenciale.
I njëjti burim thotë se gjatë sulmit është dëmtuar ndërtesa e Federatës së Futbollit dhe se të paktën 16 punonjës të kësaj organizate u plagosën.
Lëvizja militante talebane mori përgjegjësinë për sulmin i cili ndodhi në qendër të Kabulit.
Sulmi ndodhi në prag të raundit të shtatë të bisedimeve të paqes që delegacioni taleban zhvillon me delegacionin amerikan në Doha.


