![]()
Holanda ka ndaluar dhe e ka bërë të dënueshëm përdorimin e telefonave celularë gjatë ngasjes së biçkiletave.
Ministria e Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujërave njoftoi në një deklaratë se nga sot ndalohet përdorimi pajisjeve elektronike si celularët, tabletat, aparatet muzikore dhe kamerat gjatë ngasjes së biçikletës
Sipas ligjit të rirregulluar për “përdorimin e telefonit celular në komunikacion”, shkelja e këtij rregulli do të gjobitet me 95 euro, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Siç potencohet, ndalesa vlen vetëm në gjendje lëvizjeje me biçikletë.


