Përfundon pa marrëveshje Samiti i BE-së për krerët e institucioneve

Mos i humb

Udhëheqësit e Bashkimit Europian (BE) mbrëmë nuk arritën marrëveshje në Bruksel se kush do të marrë pozicionet më të larta në institucionet e Unionit.

Bisedimet përfunduan sot pasi gjatë takimit urgjent nuk u arrit marrëveshje për funksionet më të rëndësishme.

Vëmendje e posaçme iu kushtua zgjedhjes së presidentit të ri të Komisionit Europian (KE) i cili do të zëvendësojë Jean-Claude Juncker.

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk dhe disa udhëheqës evropianë propozuan politikanin socialist holandez Franz Timmermans, por këtë propozim e kundërshtuan shumica e vendeve të Evropës Lindore.

Pas zgjedhjeve të mbajtura në maj të këtij viti, udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-së zgjedhin presidentin e ri të Këshillit Europian, presidentin e Komisionit Evropian, përfaqësuesin e ri të Unionit për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe vendosin se kush do të jetë presidenti i ri i Bankës Qendrore Europiane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit