Irani tejkalon kufirin e uraniumit të pasuruar

Mos i humb

Autoritetet e Iranit kanë njoftuar se kanë tejkaluar kufirin e uranimumit të pasuruar mbi limitin e rezervuareve prej 300 kilogram të përcaktuar në Marrëveshjen e programit bërthamor.

Sipas lajmit të Agjencisë gjysëm zyrtare iraniane të lajmeve Fars thuhet se sipas marrëveshjës ndërkombëtare, Iranit i lejohet të posedojë maksimalisht 300 kilogram të uraniumit të pasuruar dhe se autoritetet iraniane e kanë rritur nivelin e uraniumit të pasuruar me një koncentrim prej 3,67 për qind në mbi 300 kilogram.

Tejkalim të kufirit kanë regjistruar edhe inspektorët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) të cilët nga e enjtja janë në vizitë të fabrikave iraniane.

Zëdhënesi i agjencisë iraniane për energji bërthamore, Behruz Kemalvendi të mërkurën deklaroi se Irani do të nisë më intensivisht pasurimin e uraniumit pas skadimit të afatit për ruajtjen e marrëveshjes ndërkombëtare të cilin ua dha partnerëve evropianë.

SHBA-të vitin e kaluar në mënyrë të njëanshme u tërhoqën nga marrëveshja ndërkombëtare e programit bërthamor të Iranit dhe vendosën sanksione të reja ndaj Teheranit. Pala iraniane u ka dhënë partnerëve evropianë afat dy mujor për ruajtjen e marrëveshjes ose në të kundërtën paralajmëron vazhdimin e procesit të pasurimit të uraniumit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit