![]()
Të paktën një person ka humbur jetën dhe 16 të tjerë u plagosën në një shpërthim që ndodhi mbrëmë vonë në një tanker pranë qytetit turk të Izmirit.
Shpërthimi ka ndodhur në tankerin e kompanisë azerbajxhanase SOCAR i cili ishte ankoruar në portin Aliaga.
Guvernatori i distriktit Aliaga, Erhan Günay tha se pas shpërthimit 15 qytetarë italianë të lënduar, një rumun dhe një punonjës i ndërmarrjes vendase Petkim u transportuan në spital.
Shtetasi italian, Roberto Montegurdia, vdiq nga plagët.
Pas shpërthimit në tanker, shpërtheu një zjarr të cilin zjarrfikësit e shuan mëngjesin e sotëm.
Shkaku i shpërthimit është objekt i hetimit i cili është në vazhdim.


