OPEC vazhdon kufizimet në prodhim për 9 muaj

Mos i humb

Organizata e Shteteve Eksportuese të Naftës (OPEC) të hënën në mbrëmje ka njoftuar se ka vazhduar marrëveshjen për kufizimin e prodhimit për nëntë muaj shtesë.

Në një kumtesë për mediat të publikuar pas mbledhjes së 176-të të OPEC-ut të mbajtur të hënën në Vjenë, nga karteli thonë se: “Niveli i qëndrueshmërisë ekonomike është gjithnjë e më i përhapur, me sfida të mëdha dhe rritje të pasigurive që ndërlidhen me negociatat e vazhdueshme tregtare, zhvillimet e politikës monetare si dhe çështjet gjeopolitike”.

OPEC-u gjithashtu ka ulur kërkesën e saj për naftë për vitin 2019 deri tani është në 1.14 milionë fuçi në ditë ndërsa furnizimi nga shtetet jashtë OPEC-ut në vitin 2019 pritet të rritet fuqishëm në 2.14 milionë fuçi në ditë nga viti në vit.

“Duke pasur parasysh bazamentet aktuale dhe pikëpamjen e konsensusit për pjesën e mbetur të vitit 2019, konferenca vendosi të vazhdojë rregullimet vullnetare të prodhimit të dakorduara në takimin e 175-të të Konferencës së OPEC-ut për një periudhë shtesë prej nëntë muajsh nga 1 korriku 2019 deri 31 mars 2020”, thuhet në kumtesë.

Mbledhja e gjashtë e ministrave të vendeve të OPEC-ut dhe vendeve tjera që do të mbahet të martën me pjesëmarrje të vendeve nga grupacioni OPEC+ ku përfshihet edhe Rusia.

Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin bëri me dije se marrëveshja për shkurtim të furnizimeve “do të vazhdohet sipas formës aktuale dhe sasive të njëjta”, pas takimit që kishte me princin saudit Mohammed bin Salman.

Takimi i parë mes shteteve nga OPEC-u dhe shteteve tjera u mbajt në dhjetor të vitit 2016, ku karteli dhe 11 shtete prodhuese të naftës që nuk janë pjesë e OPEC-ut për herë të parë ranë dakord për të përshpejtuar stabilizimin e tregut global të naftës nëpërmjet rregullimeve vullnetare të prodhimit, që ishte në shumë prej përafërsisht 1,8 milionë barrel në ditë. Marrëveshja e parë ishte në fuqi për një periudhë fillestare prej gjashtë muajsh.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit