Ushtria turke neutralizon 2 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë kanë neutralizuar të paktën dy terroristë në rajonin Zap në veri të Irakut, në koordimin me ofensivën antiterroriste “Kthetra” që filloi në muajin maj, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes.

Terroristët janë neutralizuar pas një operacioni ajror të avionëve turq, gjatë të cilit janë goditur edhe pozicione armësh, bunkerë dhe strehimore të organizatës terroriste PKK.

Ndryshe, operacioni antiterrorist “Kthetra” zhvillohet nga 27 maji në rajonin Hakurk në veri të Irakut, me pjesëmarrjen e njësive artilerike, avionëve të Forcave Ajrore dhe komandove, si dhe mbështetjen e helikopterëve “Atak”.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Europian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit