
Të paktën 50 persona e kanë humbur jetën nga shpërthimi i një cisterne në Benue të Nigerisë.
Zyrtari Christopher Avi për mediat lokale deklaroi se shpërthimi ndodhi në momentin kur popullata lokale po mbushte benzinë nga cisterna. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen.
“Deri më tani kemi gjetur trupat e 50 njerëzve, kemi 70 të plagosur dhe një numër të madh personash të pagjetur”, konfirmoi Avi.
Ai tha se shtëpitë e afërta u shkatërruan dhe se hetimet janë në vijim e sipër.
Zëdhënësja e policisë në Benue, Catherine Anene konfirmoi shpërthimin, por nuk ka dhënë informacione për numrin e të vdekurve.


