Dyfishohet numri i refugjatëve kongolezë që ikin nga dhuna

Mos i humb

Këshilli Norvegjez i Refugjatëve (NRC) në një raport të lëshuar nga zyra rajonale në Nairobi ka njoftuar se gjatë muajit të kaluar numri i refugjatëve kongolezë që u larguan në Ugandë për shkak të dhunës ndëretnike është dyfishuar në 8 mijë, duke shkaktuar tendosje të rezervave të pakta të ndihmës.

NRC tha se ndihma emergjente për refugjatët po harxhohet shpejt pasi qendrat e pranimit të refugjatëve janë të stërmbushura.

Shumica e 29 mijë refugjatëve që kanë kaluar në Ugandën fqinje po largohen nga shpëthimi i virusit evola dhe përplasjet ndëretnike.

“Duket se kjo nuk ka fund. Kjo ka shkaktuar një mungesë të ndihmës urgjente, e cila kërcënon shëndetin dhe jetën e refugjatëve në vendbanime. Uganda nuk mund dhe nuk duhet të mbajë këtë barrë e vetme”, tha Melchizedek Malile, drejtor i shtetit për NRC-n.

Malile apeloi për agjencitë donatore dhe komunitetin ndërkombëtar që të rrisin mbështetjen e tyre për refugjatët në Ugandë. Ai theksoi se refugjatët që arrijnë në Ugandë urgjentisht kanë nevojë për strehim, ushqim, ujë të pastër dhe kanalizim.

Apeli i ndihmës i OKB-së për Ugandën është 1.03 miliardë dollarë, por deri më tani janë financuar vetëm 147 milionë dollarë.

“Kombet më të pasura duhet të veprojnë ndaj zotimeve të tyre për ndarjen e përgjegjësive. Vendet si Uganda po përpiqen ta përballojnë në mënyrën më të mirë dhe ata urgjentisht kanë nevojë për burime për të reduktuar vuajtjet e refugjatëve të dëshpëruar”, tha Malile.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit