![]()
befasishëm në provincën Baloçistan.
Terroristi i njohur si Shukrullah, i cili qëndron pas disa sulmeve në provincën veriperëndimore Baloçistan, u vra në një shkëmbim zjarri me forcat e anti-terrorit në Netral të Dera Murad Jamali, njoftoi Radioja shtetërore e Pakistanit.
Komandanti i DEASH-it ishte udhëheqës dhe ideator i disa sulmeve të fundit në Baloçistan.
Forcat e sigurisë gjithashtu gjetën granata dore, një jelek me bombë vetëvrasëse, armë të tjera dhe municione nga terroristët e vrarë.
Më 26 qershor, tre sulmues vetëvrasës sulmuan një kompleks policie në qarkun e largët Loralai të Baloçistanit, duke vrarë një polic dhe duke plagosur dy të tjerë.
Provinca e madhe e Baloçistanit, në kufi me Iranin dhe Afganistanin, është një pjesë strategjike dhe e rëndësishme falë rezervave të saj të bakrit, zinkut dhe gazit natyror, por ka mbetur një zonë e trazuar nga dhuna për më shumë se gjashtë dekada.
Provinca është zonë e korridorit kryesor ekonomik multi-milardë dollarëshe (CPCK), që është pjesë e projektit ambicioz të Pekinit “Një brez, një rrugë”.
Edhe pjesëtarët e sekteve të ndryshme, përfshirë talebanët dhe Lashkar-e-Jhangvi, kanë qenë gjithashtu aktivë në rajon gjatë dekadës së fundit, veçanërisht në Quetta.


