Maduro thirrje opozitës për dialog, ushtrisë udhëzime për stërvitje

Mos i humb

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro edhe njëherë u bëri thirrje për dialog opozitës dhe të gjithë aktorëve në vend ndërsa ushtrisë i dha udhëzime për stërvitje tokësore dhe detare.

Në Venezuelë, e cila me muaj po ballafaqohet me një krizë të madhe politike dhe përpjekjet për grusht shteti, bëhet e ditur se qeveria ka zhvilluar paradë ushtarake dhe marshim civil me rastin e 208 vjetorit të “shpalljes së pavarësisë” dhe ditës së Forcave të Armatosura Bolivariane, ndërsa opozitarët në drejtimin e Kreut të Asamblenë Kombëtare (AN) Juan Guaido i cili ka shpallur veten president kanë mbajtur një protestë.

Partia e Bashkuar Socialiste e Venezuelës (PSUV) në pushtet dhe anëtarët e sindikatave mbështetëse të saj marshuan nga bulevardi Nueva Granada në qendër të kryeqytetit Karakas deri në ‘Sheshin e Heronjve’, ku ushtria venezueliane organizoi një paradë.

Në një fjalim pas ceremonisë, Maduro tha se “Askush të mos gabojë me Venezuelën. Për të mbrojtur Venezuelën ne kemi edhe popull edhe ushtri. Ne jemi në unitet. Venezuela është padyshim e pavarur dhe sovrane. Imperialistët në botë këtë duhet ta dinë si të tillë”.

Ai tha se zgjidhja e problemeve të brendshme të Venezuelës është e mundshme me paqe. Maduro u bëri thirrje për dialog kombëtar të gjithë aktorëve politikë, kulturorë, ekonomikë dhe socialë në vend.

“Unë zgjas dorën time për paqe dhe prosperitet. Ne të gjithë mund të jetojmë së bashku në këtë Venezuelë bujare. Mjaft tani, jepuni fund këtyre përpjekjeve të grusht shtetit, të keqes, planeve për të destabilizuar dhe dëmtuar Venezuelën, ndërhyrjen ushtarake, okupimin, sanksionet ekonomike, embargon dhe thirrjet për dhunë”, theksoi Maduro.

Më tej Maduro tha se do të ketë lajme të mira për dialogun kombëtar javën e ardhshme dhe se ata dëshirojnë një tryezë të përhershme të dialogut me opozitën venezueliane dhe se ata do të kenë sukses për këtë.

Ushtria do të bëjë stërvitje në kufi dhe në Karaibe

Maduro ka përmendur se ushtrinë e Venezuelës duhet ta mbajnë gjithmonë të gatshme.

Ai tha se ministrit të Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez dhe zyrtarëve të tjerë ushtarakë u ka dhënë udhëzime për stërvitje të reja. “Filloni përgatitjet për stërvitjet që do të zhvillohen më 24 korrik në Detin e Karaibeve dhe në kufijtë tokësorë të Venezuelës”, theksoi Maduro.

Guaido sërish me thirrjet e njëjta

Guaido dhe opozitarët të cilët janë mbledhur para Zyrës së Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), kanë protestuar kundër vdekjes së Rafael Acosta Arevalo si rezultat i torturave, një ish-ushtarak i cili ishte arrestuar në kuadër të grushtit të fundit të shtetit në vend.

Guaido, i cili prej muajsh ka bërë thirrje për grusht shteti ushtarak me përkrahjen kryesisht të SHBA-ve dhe shumë vendeve perëndimore dhe të Amerikës Latine dhe i cili gjithashtu ka dëshmuar në një përpjekje të pasuksesshme të kryengritjes ushtarake, e ka krahasuar qeverinë venezueliane me diktaturë.

Duke iu referuar çështjes së Arevalos, opozitari Guaido pretendon se janë ata në të vërtetë që mbrojnë ushtarakët dhe ka përsëritur thirrjen për ushtrinë që të tërheqë mbështetjen e saj për presidentin Maduro.

Guaido pretendon se ditët e qeverisë Maduro janë të numëruara dhe ka paralajmëruar se do të zhvillojnë protesta të reja kundër qeverisë dhe u kërkoi venezuelianëve të dalin përsëri në rrugë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit