Erdogan: Mbështesim qeverinë legjitime të Libisë nën drejtimin e Al-Sarraj

Mos i humb

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez Mustafa al-Sarraj.

Në një deklaratë të Presidencës thuhet se presidenti Erdoğan dhe kryetari i Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Al-Sarraj janë takuar në rezidencën Dolmabahçe në Stamboll ku gjatë takimit kanë diskutuar marrëdhëniet dypalëshe mes Turqisë dhe Libisë, zhvillimet e fundit në Libi dhe çështjet rajonale.

Erdogan ka përsëritur mbështetjen e tij për qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Libisë dhe ka bërë thirrje për ndalimin e sulmeve të forcave jolegjitime të gjeneralit Khalifa Haftar.

Gjithashtu Erdogan ka thënë se për paqen, qetësinë dhe stabilitetin e Libisë mbështet qeverinë legjitime libiane nën drejtimin e Fayez Mustafa al-Sarraj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit