
Presidenti i SHBA Donald Trump, bëri një postim në faqen e tij zyrtare në Twitter për arambasadorin britanik në Uashington. Presidenti Trump ndër të tjera shkruan se: “ai është një njeri shumë budalla”.
Trump bëri deklarata të zemëruara për Darroch. Sipas transmetuesit publik britanik BBC, Ministria e Punëve të Jashtme konfirmoi se është nisur një hetim mbi rrjedhjen e raporteve të Ambasadorit Darroch në Trump. Kryeministrja Theresa May për Ambasadorin Darroch në ShBA tha se kishte besim të plotë, por nuk pajtohej me të në të gjitha vlerësimet e tij për Trump./KosovaPost/.


