![]()
Prokuroria Turke të mërkurën lëshoi urdhër arresti për 28 ushtarakë aktivë të dyshuar për lidhjet e tyre me Organizatën Terroriste FETO, grupi i cili qëndron pas grushtit të dështuar të vitit 2016, sipas burimeve gjyqësore.
Të dyshuarit kërkohen si pjesë e hetimit lidhur me infiltrimin e ithtarëve të FETO-s brenda Forcave të Armatosura Turke (TSK), thanë burimet në kushte anonime.
Të martën, mbi 200 ushtarakë në Stamboll dhe në provincën e Izmirit u arrestuan për lidhjet e tyre të dyshuara me grupin terrorist.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me banim në SHBA, Fetullah Gülen, orkestroi përpjekjen e grushtit të dështuar të 15 korrikut 2016, në të cilën të paktën 251 persona u martirizuan dhe 2,200 të tjerë u plagosën.
FETO gjithashtu qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.


