Forcat turke neutralizojnë 15 terroristë të PKK-së

Mos i humb

Avionët luftarakë turq kanë “neutralizuar” 15 terroristë të PKK-së në veri të Irakut, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Turqisë të mërkurën.

Terroristët u neutralizuan në rajonin e Haftanin si pjesë e sulmeve ajrore të kryera në koordinim me Operacionin “Kthetra”, njoftoi ministria në Twitter.

Autoritetet turke shpesh përdorin termin “neutralizuar” në deklarata që nënkuptojnë se terroristët në fjalë janë dorëzuar, vrarë ose janë kapur.

Sulmet ajrore gjithashtu shkatërruan depot e armëve dhe strehimore të përdorura nga terroristët e PKK-së, shtoi ministria.

Më 27 maj, Turqia nisi operacionin “Kthetra” kundër PKK-së në rajonin Hakurk në veri të Irakut, të cilin grupi terrorist e përdor si bazë për sulmet në Turqi.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30 vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40,000 njerëzve, duke përfshirë gratë, fëmijët dhe foshnjat.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit