Turqia nis ofensivë të re antiterroriste në veri të Irakut

Mos i humb

Turqia ka nisur një ofensivë të re antiterroriste kundër pozicioneve terroriste në veri të Irakut, të quajtur “Plani Operativ Kthetra – 2”, njofton Ministria turke e Mbrojtjes.

Siç thuhet në njoftimin e ministrisë, Operacioni Kthetra vazhdon me sukses.

Në kuadër të Operacionit “Plani Operativ Kthetra – 2”, artileria turke dhe forcat ajrore që nga mbrëmë kanë nisur gjuajtjet në zonat ku gjenden të pozicionuar terroristët e PKK-së.

Më pas, thuhet në njoftim, në mbrëmje ofensivë kanë nisur edhe brigadat e komandove.

“Me këtë operacion do të vazhdohet asgjësimi i shpellave dhe bunkerëve të përdorur nga organizata terroriste në rajonin Hakurk dhe neutralizimin e terroristëve”, theksohet më tej, duke shtuar se operacioni vazhdon në mënyrë të planifikuar edhe me mbështetjen e helikopterëve Atak, si dhe mjeteve ajrore pa pilot.

Në fushatën e saj më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e cilësuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Europian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit