Është mbledhur ditën e sotme Komisioni i Ligjeve për vlerësimin e kandidatëve për Kryeprokurorin e Përkohshëm.
Komisioni do të miratojë raportin për seancën plenare për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.
Bledi Çuçi prezantoi raportin për vlerësimin e kandidaturave. Sa i përket kandidatit Arqile Koça, ai tha se rezulton se përmbush kushtet formale në përvojën e punës, por nuk plotëson kushtin e gradës shkencore, ndërsa është në proces.
Ndërsa Artur Selmani, tha Çuçi, ka një masë disiplinore gjatë ushtrimit të profesionit si prokuror. Granit Shahu rezulton se nuk përmbush kushtin e vjetërsisë. Shahu nuk plotëson as kushtet dhe kriteret ligjore për integrimin personal.Gjithashtu edhe Besnik Muçi nuk plotëson kushtin e vjetërsisë së punës./Top Channel/


