Ahmeti: Me AAK-në kemi shumicën në Kuvend, tani mund t’i zbatojmë zotimet tona

Mos i humb

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se tani kanë shumicën në Kuvendin Komunal dhe që do të mund të zbatojnë të gjitha zotimet e dhëna.

Ndryshe ky postim i Shpendit, vjen pas arritjes së marrëveshjes për koalicion in e arritur mbrëmë mes Vetëvendosjes dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë

Ja postimi i plotë i Ahmetit:

Dje kemi arritur marrëveshjen për bashkëqeverisjen me Aleancen për Ardhmërinë e Kosovës në Prishtinë dhe tani mund të konfirmojmë që në Kuvendin Komunal kemi shumicen që do të na mundësojë zbatimin më të shpejtë të reformave dhe përmbushjen e zotimeve.

Detajet e tjera do të bëhen publike pas mbledhjes inaugurese dhe para mbledhjes së parë të Kuvendit Komunal./kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit