Humb jetën një palestinez në burgun izraelit

Mos i humb

Nasr Takatka, një i burgosur palestinez në një burg izraelit, ka humbur jetën në rrethana ende të panjohura.

Kryetari i Komitetit të të Burgosurve Palestinezë, Kaddura Faris, tha për AA se kanë marrë informacionin që 31-vjeçari Takatka “është gjetur i vdekur këtë mëngjes në vendin ku po mbahej në burgun izrelit Nitzan”.

Faris shtoi se nuk kanë informacione mbi shkaqet e vdekjes së tij.

Nga ana tjetër, Komiteti i të Burgosurve Palestinezë tha po ashtu në një deklaratë se bazuar në rrëfimet e familjes Takatka, Nasr nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor dhe ky ishte burgimi i tij i parë.

Në deklaratë, përgjegjësia për vdekjen e Takatkas është hedhur mbi autoritetet izraelite.

Ndryshe, palestinezi Takatka u arrestua muajin e kaluar në shtëpinë e tij në Betlehem dhe mbahej i burgosur pa asnjë vendim gjyqësor.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit