Kina i bën thirrje SHBA-ve për “vendosmëri” në marrëveshjen tregtare

Mos i humb

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang, tha se shpresojnë që SHBA-të duke treguar vendosmëri dhe vullnet të bëjnë një përpjekje të përbashkët për të arritur një marrëveshje tregtare në të mirë të të dy vendeve.

Në një konferencë për media në Pekin, Shuang ka folur lidhur me deklaratat e presidentit amerikan, Donald Trump, se mund të vendosin tarifa shtesë ndaj mallrave kineze në vlerë prej 325 miliardë dollarë dhe se marrëveshja me Kinën është një rrugë e gjatë.

“Shpresojmë që SHBA-të duke treguar vendosmëri dhe vullnet të bëjnë një përpjekje të përbashkët për të arritur një marrëveshje tregtare në të mirë të të dy vendeve. Nëse pala amerikane imponon taksa të reja, kjo nuk është asgjë tjetër veçse një pengesë e re për negociatat tregtare ndërmjet dy palëve”, tha Shuang.

Sipas tij, imponimi i taksave vetëm zgjat rrugën për arritjen e një marrëveshjeje tregtare midis Kinës dhe SHBA-ve. Ai shtoi se Kina që në fillim ka mbrojtur idenë që mosmarrëveshjet tregtare të zgjidhen përmes dialogut dhe negociatave.

Lufta tregtare së fundmi u përhap në kompanitë e teknologjisë së Kinës

“Ka shumë mënyra për të rritur taksat që shqetësojnë Kinën nëse dëshirojmë. Ne kemi më shumë se 325 miliardë dollarë produkte që mund të aplikojmë tarifë”, ishte shprehur Trump.

Në Samitin e Liderëve të G-20 të mbajtur në Japoni muajin e kaluar, presidenti kinez Xi Jinping dhe Trump vendosën për të vazhduar negociatat tregtare.

Trump njoftoi pezullimin e planit për taksat shtesë për mallrat kineze dhe më pas dha një dritë jeshile për të “hequr ndalesat ndaj Huawei”.

Lufta tregtare mes dy vendeve, e cila filloi në mars të vitit të kaluar dhe e cila u bë pjesë e kundërpërgjigjeve reciproke të taksave doganore, së fundmi u përhap në kompanitë teknologjike të Kinës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit