Zeka: BE duhet të jetë reale në kriteret për liberalizimi, edhe në EULEX ka pasur skandale të korrupsionit

Mos i humb

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Milaim Zeka, në diskutimin e Raportit të Progresit për Kosovën, i është drejtuar zëvendësshefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Riccardo Serri, duke  thënë se BE duhet të jetë reale sa i përket kritereve për liberalizmit të vizave për Kosovën, pasi siç tha ai, skandalet më të mëdha të korrupsionit kanë qenë  në EULEX.

Me tej, Zeka, bëri thirrje tek vendet e BE-së, që të merren seriozisht me çështjet në Kosovë, duke përmend këtu edhe udhëheqjen e institucioneve tonë për të cilat tha ai se i vjen turp pse është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Sipas Zekës, qytetarët e Kosovës nuk kanë parlament pasi tha ai se aty deputetët vetëm votojnë formalisht.

“Zyrën e BE e shoh si një zemër reale në zemrën e Kosovës. Ka shumë domethënie pozitive, qoftë përmes vërejtjeve dhe këshillave. Ne mos të komunikojmë ne dhe ju por të themi se jemi “ne”. Zyra e BE duhet të jetë reale sa i përket kritereve për liberalizimin e vizave pasi ne e dimë se ka pasur skandale të mëdha të korrupsionit sa i përket EULEX-it. Aktakuzat në Kosovë 90% janë politike dhe nuk bëhen mbi bazën e fakteve dhe provave por behën përmes thirrjeve telefonike dhe thotë gjuajuni filanes ose filanit. Prandaj bëjë thirrje  që Zyra e BE që të merret me këtë çështje që të inkurajojë vajzat dhe djemtë kosovar që kanë studiuar në BE, të vinë këtu e të udhëheqin. Me vjen marre pse jam pjesë e Kuvendit, sepse kështu nuk ka kund në botë. Kosova sipas bindjes time, qytetarët e Kosovës nuk kanë parlament, ne kur mblidhemi aty votojmë vetëm formalisht”, ka thënë Zeka.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit