Berisha, komandantit Wolters: FSK-ja e gatshme të ofrojë siguri në vend dhe rajon (Foto)

Mos i humb

Ministri i  Mbrotjes, Rrustem Berisha, ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të ofrojë siguri në vend dhe bashkë me partnerët e gatshme për ofrimin e sigurisë edhe në rajon.

Këtë e ka bërë të ditur ministri Berisha përmes një postiminë Facebook, ku ka njoftuar përë takimin që kishte me Komandantin Suprem të NATO-s në Evropë, Tod Wolters

Siç shkruan tutje Berisha, gjatë takimit ai e ka njoftuar Komandantin Wolters edhe për zhvillimet tjera në  FSK.

Ky është postimi i plotë i ministrit Berisha:

Kisha kënaqësinë të takoj gjeneralin Tod D. Ëolters, Komandant Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Europë (SACEUR).

Gjeneralin Wolters, e njoftova me zhvillimet në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Gjithashtu njoftova gjeneralin se FSK-ja është ushtri multietnike dhe profesionale, e gatshme për të ofruar siguri në vend, por bashkë me partnerët tanë edhe në rajon dhe më gjerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit