Sudan, arrestohen oficerë nën dyshimin për përpjekje për grusht shteti

Mos i humb

Këshilli i Përkohshëm Ushtarak (TMC) i Sudanit ka arrestuar disa zyrtarë të lartë ushtarakë të dyshuar për përpjekje të planifikuar për grusht shteti.

“Fushata e arrestimit përfshinte arrestimin e dy ish-udhëheqësve të regjimit”, tha në kushte anonimiteti një burim nga ushtria sudaneze për AA.

Burimi nuk pranoi të zbulojë detaje mbi zyrtarët e lartë të arrestuar.

Ndërkohë, mediat lokale raportojnë se në mesin e të arrestuarve janë ish-ministri i Punëve të Jashtme, Ali Karti dhe sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Islamike, Zubair Ahmed Hassan.

Sudani është përfshirë nga trazirat që nga 11 prilli kur struktura ushtarake njoftoi largimin e presidentit Omar al-Bashir pas disa muajve protesta popullore kundër qeverisjes së tij 30-vjeçare.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit