Jemen, sulm i rebelëve Huthi gjatë një parakalimi ushtarak, 25 të vdekur

Mos i humb

Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi të dyfishtë gjatë një parakalimi ushtarak në kampin Al-Jalaa në Aden, kryeqytetin e përkohshëm në jug të Jemenit.

Sipas të dhënave nga burime ushtarake, sulmi është kryer me dron dhe raketë balistike nga rebelët Huthi gjatë parakalimit të forcave Hizam al-Emni të mbështetura nga Emiratet e Bashkaura Arabe (EBA).

Në mesin e të vdekurve gjenden edhe Mounir al-Yafie, komandant i forcave qeveritare, si dhe Rajih bin Mansur, një nga komandantët e Hizam al-Emni.

Ndërkohë, televizioni i rebelëve, Al-Masirah, citoi zëdhënësin ushtarak të Huthive Yahya al-Sarie të ketë thënë se janë shënjestruar disa pozicione ushtarake në kampin Al-Jalaa.

Ai theksoi se dhjetëra persona kanë mbetur të vdekur dhe të plagosur si pasojë e sulmit të dyfishtë të kryer me dron dhe raketë balistike me rreze të mesme veprimi.

Ndryshe, Adeni sot u përball me një sulm tjetër me bombë ndaj një qendre të forcave të sigurisë, si pasojë e të cilit tre ushtarë humbën jetën dhe 20 u plagosën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit