Trump i ofroi ndihmë Putinit për zjarret në Siberi

Mos i humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump i ka ofruar ndihmë presidentit rus Vladimir Putin për fikjen e zjarreve pyjore në Siberi, njoftoi Kremlini.

Në bisedën telefonike, me iniciativë të Washingtonit, Putin falënderoi Trumpin dhe me këtë rast tha se Moska do të pranojë ndihmën nëse paraqitet nevoja.

Putin e informoi Trumpin se forcat ajrore ruse tashmë gjenden në terren për të përshpejtuar procesin e fikjes së zjarreve.

“Presidenti rus këtë hap të presidentit amerikan e vlerësoi si garanci se në të ardhmen ka mundësi që tërësisht të ripërtëriten marrëdhëniet mes dy vendeve. Presidentët e Rusisë dhe SHBA-ve u dakorduan se do të vazhdojnë të mbajnë kontakte përmes telefonit por edhe drejtpërdrejt”, thuhet në njoftimin e Kremlinit.

Zjarret pyjore në Rusi u përhapën në rreth 3 milionë hektarë sipërfaqe pyjore, ndërsa në disa rajone u shpall edhe gjendje e jashtëzakonshme.

Situata është veçanërisht e rrezikshme në rajonin Irkutsk dhe Krasnoyarsk ku zjarret janë përhapur deri në zonat e banuara.

Putin ka kërkuar nga ushtria që të ndihmojë në fikjen e zjarreve.

Zjarret në këtë rajon fillimisht shpërthyen në mars dhe në maj, por sërish u aktivizuan për shkak të verës së thatë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit