![]()
Së paku shtatë palestinezë janë arrestuar gjatë aksioneve të cilat pjesëtarët e forcave izraelite i kryen në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Në njoftimin e ushtrisë izraelite thuhet se “palestinezët janë arrestuar për shkak të dyshimit se kanë marrë pjesë në aktivitete të dhunshme”, por nuk saktësohet se për çfarë aktivitete bëhet fjalë.
Ushtria izraelite shpesh herë nën akuza të ndryshme arreston palestinezë në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor.
Të dhënat zyrtare të palës palestineze tregojnë se në burgjet izraelite gjenden rreth 5.500 palestinezë, përfshirë edhe shumë të mitur dhe gra.


