
Isa Mustafa ka nisur mandatin e tretë në krye të LDK-së duke thënë se s’do të bëjnë koalicion me Partinë e Kadri Veselit.
“S’bëjmë koalicion me PDK-në. Këtë pyetje as mos e bëni”, ka thënë Mustafa, në konferencën e parë si Shef i ri i LDK-së.
Mustafa ka thënë se s’ka marrëveshje të brendshme për kandidatin për Kryeministër nga LDK-ja. Ka thënë se kandidati për Shef të Qeverisë do të jetë ai që ka përkrahjen më të madhe dhe që e përfaqëson vullnetin e qytetarëve.
Mustafa ka thënë se shpejt do të shpërndahet edhe Parlamenti i Kosovës. Ka thënë se Avdullah Hoti ka marrë iniciativë për të shpërndarë Parlamentin.


