Kina ndalon për 15 ditë një punonjës të konsullatës britanike

Mos i humb

Pekin

Kina ka bërë të ditur se një punonjësi në konsullatën britanike në Hong Kong i është caktuar 15 ditë paraburgim administrativ në qytetin kinez Shenzhen.

Në një konferencë për media, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Geng Shuang, nuk dha detaje se pse ai qëndron në paraburgim, duke theksuar vetëm se ai është banor i Hong Kongut.

Ministria britanike e Punëve të Jashtme më herët tha se ishte “jashtëzakonisht e shqetësuar” për anëtarin e saj të stafit të identifikuar nga mediat lokale si Simon Cheng Man-kit, i cili ndoqi një ngjarje biznesi në Shenzhen më 8 gusht dhe nuk u kthye në Hong Kong.

Mbetet e paqartë nëse personi i ndaluar posedonte një pasaportë diplomatike. Marrëdhëniet kinezo-britanike janë tensionuar muajve të fundit në mes të protestave pro-demokratike në ish-kolononinë britanike Hong Kong.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit