Ministria e Energjetikës ka bllokuar 550 ton ose 620 mijë litra naftë.
Inspektorati shtetëror teknik industrial ka shkuar në rafinerinë e Ballshit, ku konstatoi se sasia e naftës në depozitën G 46 është bllokuar pasi nuk plotëson parametrat për të dalë në treg. Bllokimi nga inspektorët është në prezencë të ministres së linjës, Belinda Balluku.


