
Ka përfunduar takimi mes kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa.
Merret vesh se takimi ka zgjatur vetëm 20 minuta në një nga hotelet e kryeqytetit.
Kosova Post, ka provuar të kontaktojë me zyrtarë nga LDK-ja, por nuk ka arritur të mësojë nëse kanë arritur ndonjë marrëveshje për koalicion, meqë telefonat e zyrtarëve kanë qenë pa qasje.


