A nisi “lufta” mes politikanëve serb? Gjuriç akuzon rëndë Rada Trajkoviçin

Mos i humb

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, njëherësh edhe nënkryetar i SNS-së, Marko Gjuriç, ka hedhur akuza të rënda ndaj kryetares së Lëvizjes Europiane të Serbëve, Rada Trajkoviç.

Siç shkruan “Tanjug.rs”, Gjuriç pretendon se Trajkoviq është e paguar nga Kosova dhe Mali i Zi që të shpifë kundër Serbisë, presidentit Aleksandar Vuçiç dhe Listës Serbe, pasi, siç theksoi ai, këto dy vende dhe Trajkoviç kanë frikë nga forcimi i Serbisë.

“Deklarimet e Rada Trajkoviçit për mediet e huaja nuk janë vetëm trillime të saja, por janë gënjeshtra të porositura për të treguar në interes të atyre që shqetësohen nga forcimi i Serbisë”, theksoi Gjuriç.

Sipas tij, pavarësisht këtyre gënjeshtrave dhe urrejtjes së Trajkoviçit, Partia Progresiste Serbe do të vazhdojë të ndjekë politikat e presidentit serb Vuçiç dhe të luftojë për popullin serb në Kosovë.

Gjuriç po ashtu ka thënë se deklaratat e Trajkoviçit se zgjedhja e Serbisë nuk duhet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Europian, por në NATO, dëshmojnë më së miri se Trajkoviç përmes këtyre deklaratave po ndërton karrierën e saj, siç u shpreh ai, shpifëse dhe problematike.

“Histeria anti-ruse, shpifja për përfshirjen e Serbisë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, sulmet personale ndaj presidentit Vuçiç, kundërshtimi i zgjidhjeve që do të cenonin integritetin e Kosovës, janë armë nga arsenali i militantëve Euro-Atlantikë, si dhe Rada Trajkoviçit pa asnjë kufizim. Serbia është një shtet neutral dhe i pavarur dhe sado që Trajkoviç dhe komisionerët e saj mundohen, ajo do mbetet e njëjtë deri sa qytetarët e saj të vendosin ndryshe”, theksoi Gjuriç.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit