Tre profesorë nga Skenderaji i bashkohen Vetëvendosjes (Foto)

Mos i humb

Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj i janë bashkangjitur edhe tre profesorë të gjimnazit “Hamëz Jashari.

Këtë e ka bërë të ditur m kryetari Degës së Vetëvendosjes në Skenderaj Hysni Mehani.

“Tre profesorë të gjimnazit “Hamëz Jashari” u anëtarësuan në Lëvizje VETËVENDOSJE!.Bashkë me kandidatin për deputet, Nezir Bejta, u uruam mirëseardhje”, ka shkruar Mehani në llogarinë e tij në Facebook.

Postimi i plotë i Skender Mehanit në Facebook:

Tre profesorë të gjimnazit “Hamëz Jashari” u anëtarësuan në Lëvizje VETËVENDOSJE!.

Bashkë me kandidatin për deputet, Nezir Bejta, u uruam mirëseardhje!

Ramiz Spahiu aktualisht është profesor në gjimnazin “Hamëz Jashari”, më herët ishte edhe drejtor i shkollës “Anton Çetta”. Pas lufte ishte asamblist i Kuvendit Komunal në legjislaturën e parë. Ramizi në paqe është profesor, e në luftë ishte Komandat për Moral në Brigadën 112 “Arben Haliti”. Me përvojën e paqes e me kontributin e luftës, Ramizi angazhimin e tij politik do ta vazhdojë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Hamdi Gashi që nga viti 2005 punon profesor i lëndës së Fizikës në gjimnazin “Hamëz Jashari” të Skënderajt. Fillimisht i kreu studimet në FSHMN, në degën e Fizikës, në drejtimin arsimor, kurse më vonë e mori titullin Master i Shkencave të Fizikës. Ardhja e tij në Lëvizjen VETËVENDOSJE!, është edhe një forcë e shtytëse për ndryshimin e kësaj situate në të cilën gjendet shteti ynë.

Ahmet Hoti është profesor, me gradën Master i Kimisë Organike dhe Biokimisë, i cili që nga viti 1991 punon profesor i kësaj lënde në gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skënderaj. Profesori Hoti, bashkë me profesorët tjerë që u anëtarësuan kohëve të fundit, janë mesazhi më i mirë se jemi në rrugën e duhur e se Kosova ka shpresë me Albinin kryeministër.

#126 është numri,

#6 tetor është dita,

#52 është Nezir Bejta,

#erdhidita është motoja,

#VETËVENDOSJE! është logoja,

#qevriaKurti është zgjidhja,

#AlbinKurti është kryeministëri,

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit