Trump kërkon rritjen e sanksioneve ndaj Iranit

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump njoftoi se ka udhëzuar sekretarin e tregtisë Steven Mnuchin për rritjen e sanksioneve ndaj Iranit.

Në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter, Trump ka thënë: “Pak më parë kam udhëzuar sekretarin amerikan të tregtisë që të rrisë ndjeshëm sanksionet kundër Iranit”.

Tensionet që vazhdojnë prej një kohe të gjatë mes SHBA-ve dhe Iranit u rritën pas sulmeve të ndërmarra kundër kompanisë saudite kombëtare të naftës “Saudi Aramco. Washingtoni pretendon se pas këtyre sulmeve qëndron Irani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit