
Kandidati për kryeministër nga PDK Kadri Veseli, ka deklaruar se do t’i shkojë deri në fund luftës kundër korrupsionit dhe nepotizmit, e këtë ai tha se do ta bëjë për t’i dhënë perspektivë të rinjve të vendit.
Veseli gjatë vizitës sot në fabrikën e mobileve “Te Naseri”, në Shirokë të Suharekës, tha se do të krijojnë perspektivë për të gjithë ata djem e vajza që duan të qëndrojnë në Kosovë.
Pretendenti për kryeministër të vendit u shpreh se nuk do të merret me fjalë, por do të punojë për të fuqizuar ndërmarrësit në vend.
Kandidati për kryeministër nga PDK Kadri Veseli gjatë ditës do të vizitojë edhe disa ndërmarrje të tjera në qytetin e Suharekës.


