Reçica zotohet për fuqizimin e grave në tregun e punës

Mos i humb

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit NISMA/AKR/PDK, Skender Reçica, është zotuar se partia në të cilën ai gjendet, do të angazhohet për ndërmarrë masa për avancimin e gruas në tregun e punës.

Ai ka shtuar se zotohen për trajtim të njëjtë për të gjitha gratë, sikurse burrat që kryejnë punë të njëjtë.

Reçica thotë se Nisma do të angazhohet në fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale, nëpërmjet aftësimit profesional të tyre, subvencionimin e prodhimit të kulturave bujqësore dhe sigurimin e plasimit të këtyre prodhimeve në treg.

Mundësitë e barabarta për gratë në punësim kanë qenë në fokus të angazhimit tonë gjatë qeverisjes aktuale. Duke mos qenë të kënaqur me aq sa është bërë ndër vite për fuqizimin ekonomik të grave, NISMA në Planprogramin e saj për qeverisjen në ardhje ka paraparë edhe masa të tjera për avancim të pozitës së gruas në tregun e punës.

Ne zotohemi për trajtim të njëjtë për të gjitha gratë, sikurse burrat që kryejnë punë të njëjtë.
NISMA do të angazhohet në fuqizimin ekonomik të grave në zonat rurale, nëpërmjet aftësimit profesional të tyre, subvencionimin e prodhimit të kulturave bujqësore dhe sigurimin e plasimit të këtyre prodhimeve në treg.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit