Basha: Shqipëria ku protestuesit arrestohen dhe kriminelët janë të lirë nuk e meriton Europën

Mos i humb

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës së banoreve të “Unazës së re”, në kryeqytet.

Në fjalën e tij, ai tha se në Shqipëri institucionet janë kapur, dhe sot arrestohen qytetarët pse protestojnë dhe jo hajdutët dhe kriminelët.

Ai tha se me kriminelët në pushtet Shqipëria nuk e meriton Europën.

“Prindërit e këtyre fëmijëve kanë vetëm një shqetësim, a do të kenë strehën mbi kokë, sepse prej 1 viti këtyre qytetarëve po ju bëhet presion nga një bandë me pushtet. Ata duan të largojnë banorët për ti dhënë drogën një trafikanti droge që është mik me Taulant Ballën. Shihni policët që janë sot rreth nesh, edhe ata janë prindër dhe marrin rroga të ulta, por në vend që ti shërbejnë qytetarëve dhe ligjit ata po i shërbejnë një gënjeshtari kronik siç është Edi Rama, i cili urdhëroi arrestimin e 3 baballarëve sepse mbronin pronën dhe fëmijët e tyre. Prokuroria nuk ka nisur hetimet për Edi Ramën, të cilin e tregojnë me gisht, sepse shkeli ligjet e SHBA. Prokuroria e kapur dënon baballarët që protestojnë dhe jo Edi Ramën dhe Damian Gjiknurin dhe Taulant Ballën, të cilët janë mashtruesit dhe hajdutët e parave të shqiptarëve. Sot i lirë është dhe Saimir Tahiri i cili e ktheu Shqipërinë në një hambar droge. Nuk shkohet në Europë duke arrestuar protestues dhe uke lënë të lirë kriminelët”, u shpreh Basha.

Më tej, Basha theksoi se PD është në krahë të qytetarëve dhe do të qëndrojë me ta deri në fund.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit