Masakruan të riun për parkimin e një biçiklete/ Ja çfarë ndodhi në mes të Tiranës

Mos i humb

Sherri për parkimin e një biçiklete solli plagosjen e rëndë të një 24-vjeçari në Tiranë, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës.

Ai u rrah barbarisht nga dy persona, babë e bir, të cilët u ndaluan më pas nga Policia. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në afërsi të “Zogut të Zi”, në kryeqytet, para një sheshpushimi pallati, ku banojnë autorët dhe i plagosuri.

Burimet thanë se 24- vjeçari me inicialet G.P. është rrahur me grushte e shqelma, madje autorët kanë përdorur edhe sende të forta që kanë gjetur në rrugë, duke e lënë pa ndjenja në asfalt.

Fillimisht kanë ndërhyrë banorët e zonës, të cilët kanë lajmëruar edhe Policinë. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit nr.2, që kanë bërë ndalimin e dy autorëve të dyshuar, Gentian Hasani, 40 vjeç, dhe djalin e tij 17-vjeçarin me iniciale K.H..

Pas përfundimit të veprimeve hetimore, është vendosur që 40-vjeçari të arrestohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”, ndërsa djali i tij, për shkak të moshës është proceduar në gjendje të lehtë.

Burimet thanë se 24- vjeçari kishte pësuar plagë të shumta në trup dhe ndodhet në gjendje mjaft kritike nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa dy autorët e dyshuar fillimisht kanë refuzuar të japin shpjegime për motivet e ngjarjes, por më pas kanë pranuar se gjithçka ka ndodhur për një biçikletë që ishte parkuar në vendin ku ata vendosnin motorin e tyre.

Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, u vendos që të arrestohet 40-vjeçari Gentian Hyseni, ndërsa djali i tij, 17- vjeçari me inicialet K.H., u procedua në gjendje të lirë.

NJOFTIMI I POLICISË

“Nga Komisariati i Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: G. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u procedua në gjendje të lirë djali i tij i mitur, shtetasi K. H., 17 vjeç. Këta dy shtetas (at dhe bir) pas një debati për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasin G. P., 24 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur rëndë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës nën kujdesin mjekësor.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale ‘Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim’”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e Tiranës. /PANORAMA/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit